Në klubin zikaltër mendohej se gjithçka ishte kryer dhe ëndërronin për treshen Lukaku-Lautaro-Dibala. Gjithsesi, ardhja e gjigandit belg i ka prishur disi ekuilibrat financiarë tek Interi, që po përpiqet të transferojë lojtarë e të mbledhë para për të paguar argjentinasin. Dibala kërkon rrogë të rëndësishme, edhe pse nuk ka karton për të paguar duke qenë lojtar i lirë. Bepe Marota ka kërkuar kohë, por nuk dihet mirë sesa, dhe nuk dihet nëse futbollisti mund të presë gjatë. Nga ana tjetër, Milani e zgjidhi më në fund “ngërçin Maldini”, me rinovimin e kontratës dhe tani pritet që kuqezinjtë të hidhen në sulm fuqishëm edhe për Dibalën.
Sfidanti.al