Vacke dhe Hënes bëjnë “hidh e prit” me parashikimin se kur do të humbasë Bajerni!

Shefi ekzekutiv i Dortmundit e ngacmoi legjendën bavareze duke thënë se dominimi i skuadrës nga Mynihu do të nisë të shkatërrohet dalë nga dalë, edhe pse ka dalë 10 herë radhazi kampion. Uli Hënes, presidenti i nderit të Bajernit, nuk priti shumë por u përgjigj. “Rënia jonë u prit për 10 vjet radhazi dhe nuk ndodhi, – tha ai, – përse duhet të ndodhë në vitin e 11-të?” Hans-Joakim Vacke pati radhën e tij për të folur, gjithnjë me mediat. “Unë nuk thashë se rënia e dominimit të Bajernit do të ndodhë në vitin e 11-të, – u shprej shefi dortmundas, – unë thash se kjo do të ndodhë dikur në vitet e ardhshme. Tek Bajerni kanë të drejtë të mendojnë se duhet të dalin 30 herë kampion radhazi dhe kjo për ta është normale, por nuk besoj se do të jetë mirë për Bundesligën”. Vacke mendon se Borusia është forcuar me Zylen, Adejemin, Halerin dhe Sholoterbekun, ndonëse shton se “skuadra duhet të provohet në fushë”.

Sfidanti.al