Me Lionel Mesin që vazhdon të shkëlqejë edhe në moshën 34-vjeçare dhe të mos e ndjejë aspak me kombëtaren atë vështirësi që pati tek Paris SG, shumëçka mund të arrihet. Nuk duhet harruar se Argjentina është kombëtarja më e fortë e viteve të fundit në të gjithë botën si kampione e Amerikës Latine në 2021 dhe si fituese e finales së kontinenteve ndaj kampiones së Europës, Italisë, madje me shifrat 3-0 në “Uembli” të Londrës. Për më tepër, fitore në Europë! Nejmar u tall pas festimit të Mesit me shokë, por ylli i Brazilit duhet të ketë pak kujdes. Argjentina e sotme e trajnerit Skaloni është një ekip i ndryshëm nga ai i së kaluarës. Në sulm janë Mesi, Lautaro Martinez, Paulo Dibala dhe Angel Di Maria, një repart vërtet “eksploziv”. Për më tepër, mbrojtja është bërë “bunker” siç ndodhte në 1978 me Menotin dhe në 1986 e 1990 me Bilardon. Padyshim që Argjentina është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Botërorin në Katar.
Sfidanti.al