Në Spanjë flasin për “ëndrrën e pafundme” të Vijarrealit në Europë

Tashmë janë 25 ndeshje radhazi, bashkë me ato të çerekfinaleve në Champions. Po flasim për Vijarrealin, jo për Realin, Bajernin apo Çelsin, dhe “nëndetësja e verdhë” vazhdon misionin pasi “mbyti” korracatën “Juventus”. Plot 15 ndeshje Vijarreali i luajti sezonin e kaluar kur fitoi Ligën e Europës me një mjeshtër të asaj kupe si Unai Emeri, dhe ishte suksesi i parë në histori arritur ndaj Mançester Junajtidit. Këtë sezon ka 10 ndeshje në Champions (8 deri tani dhe dy të sigurta). Në Torino e pati të vështirë dhe portieri Ruji ishte hero në pjesën e parë, por fitorja 3-0 ishte e madhe. “Jam krenar për ekipin, – thotë Emeri, – dua që Vijarreali ta ketë vendin e tij në Spanjë dhe në Europë”.

Sfidanti.al