Edhe Lebroni ishte dobët në humbjen e radhës për Lejkërsat

Skuadra nga Kalifornia pësoi një tjetër disfatë, dhe këtë herë u dorëzua edhe kapiteni bashkë me shokët e tij. Lebron Xhejms pati vetëm 19 pikë në humbjen e rëndë124-104 në fushën e Minesotës, një tjetër tregues se sezoni i “Liqenasve” është duke u shkatërruar. Xhejmsi shtoi edhe 5 topa në tabela e 4 asistë, bëri edhe disa gjëra të tjera të mira, por e humbi topin 5 herë dhe gaboi 7 nga 8 gjuajtjet për tri pikë që tentoi. Lojtarët e tjerë të Lejkërsave ishin edhe më keq. Minesota ndërkaq u udhëhoq nga Karl-Entoni Tauns me 30 pikë e 8 topa në tabela, Eduards me 27 pikë dhe Beverli me 18. Lejkërsat mbeten në vendin e 9-të në Perëndim, me vetëm 29 fitore e 40 humbje, ndërsa rrezikojnë jo vetëm të zbresin në vend të 10-të, por edhe që të mbeten krejtësisht jashtë plej ofit. Minesota, ndërkaq, është në vend të 7-të po në Perëndim.

Sfidanti.al