Në Rusi do thonë “paç fatin e CSKA-së së Moskës”!

Udhëtoi me mijëra kilometra në jugperëndim, e sigurt se do të shpëtonte nga dimri i tmerrshëm që dërrmoi Napoleonin dhe Hitlerin. Ishte gabuar, gjithsesi, CSKA e Moskës. Skuadra ruse, së bashku me stafin dhe krejt delegacionin u vendosën një një kompleks stërvitor në Kampoamor, pranë Valencias në Spanjë, me synimin për të bërë një fazë përgatitore dimërore, në klimë të butë. E papritura ishte totale, pasi në mesjavë, pikërisht në Kampoamor ra dëborë.

Çfarë fati! Natyrisht, nuk kishte temperatura -11 si ato të këtyre ditëve në Moskë, por gjithsesi, dëborë, diçka që rusëve u ka ardhur në majë të hundës. Më kot ai lokalitet e paska emrin Kampoamor (Fusha e Dashurisë), pasi vetëm për dashuri nuk qenka fjala. Ashtu si në Rusi, CSKA u detyrua të stërvitej në sallë të mbyllur me shpresë që klima e Spanjës të normalizohet dhe ata të arrijnë atë që synuan. Ndryshe, dështimi do të ishte vërtet i madh.

Sfidanti.al