Guardiola përgatitet për Totenhemin me lojtarët në kinema!

Nëse do të kopjonim të famshmin “Jovan Bregu” do të thoshim “po, ç’sinema more, koha për sinema është tani”. Ndoshta kështu po thonë edhe tifozët e Mançester Siti ndërsa kanë marrë vesh se Pep Guardiola i ka marrë me vete lojtarët në kinema, në prag të përballjes së madhe të Premierit ndaj Totenhemit.

Dueli për titull luhet në “Etihad”, por një trajneri krejt origjinal si Pepi, nuk ngurron të bëjë atë që i pëlqen, pavarësisht nga presioni. Katalanasi u propozoi futbollistëve të shkonin të shikonin një film të aktores Ema Stoun, dhe kjo sepse ai donte të festonte ditëlindjen pikërisht në mënyrë. Në kinema, trajnerin e shoqëruan Kompani, Zabaleta, Navas, Delf, Stërling, Garsia dhe Stouns, dhe Pep gjeti rast të pozonte edhe me roje të sigurisë që ruanin qendrën artistike në Mançester.

Sfidanti.al