Në “Australian Open” mund të fitosh dhe me bluzë të … gabit!

Numri 7 i “Australian Openit” edhe mund të mundej, kjo s’përbën çudi, veçse Marin Çiliç kishte parashikuar një fund më të lavdishëm të aventurës së tij në Melburn. Kroati shtatlartë dhe tepër i fortë, edhe ndjeu lodhjen e ndeshjes së mëparshme, por sërish kjo nuk i heq asnjë meritë fitimtarit, Dan Evans. Anglezi 26-vjeçar nga Birmingami ia doli të triumfonte duke përmirësuar nivelin e suksesit në krahasim me të kaluarën, kur kishte pasur një top për të fituar ndeshjen (match point) ndaj Sten Vavrinkës.

Evans e mundi ish-kampionin e US Openit në katër sete, ndërsa në trup kishte veshur një fanelë që kushtonte vetëm 13 stërlinas, sipas informacionit që dhanë mediat britanike. Kjo do të thotë rreth 15 euro apo më pas se 20 000 lekë të vjetra shqiptare. Për standardet e Australian Openit kjo quhet bluzë e blerë tek … gabi. Evans mbeti keq pasi u braktis nga sponsori i tij, Najku.