Hej, Milito kujdes me premtimet e bujshme, e lëviz dot malin!

Ish sulmuesi i Interit dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Diego Milito, thotë se tifozët mund të ëndërrojnë që një ditë ta shohin Messin në “San Siro” dhe kjo nuk është nje iluzion.

Milito beson se legjenda e Interit Javier Zanetti, është lojtari i vetëm që mund ta bindë argjentinasin që të transferohet në Milano.

“Është e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona, por të ëndërrosh nuk të kushton asgjë”, tha fillimisht Milito.

“Zanetti ka marrëdhënie të pabesueshme me të dhe nëse dikush mund ta transferojë Messin në Inter, atëherë ai është Zanetti”, shtoi më tej Milito për “Calciommercato.com