Në Itali thonë se Asllani është një ofertë “bli 3 dhe paguaj 1”!

Nuk ka mbetur pa rënë në sy të tifozëve dhe të mediave, edhe pse tek Interi mbërritën edhe Romelu Lukaku dhe Henrik Mkitarian, e madje presin Paulo Dibalën. Kristjan Asllani është përforcim i rëndësishëm për zikaltërit dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se mesfushori shqiptar i ka cilësitë për t’u bërë protagonist dhe se duhet vlerësuar pavarësisht jehonës së madhe për Lukakun. Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares së Shqipërisë vlerësohet se di të luajë 3 role të ndryshme, pra edhe mesfushor i avancuar, edhe në rol mbrojtës, edhe si organizator, pra si ato ofertat e supermarketeve “merr 3, paguaj 1”.

Sfidanti.al