I kishin dhënë vetëm 6 muaj jetë për shkak të kancerit në ezofag, ndërsa ai premtoi se do të luftonte siç nuk kishte bërë ndonjëherë. Gjithsesi, me sëmundje të tilla nuk bëhet shaka, sidomos në fazë të përparuar, dhe Andi Goram, portieri i shquar i Gllazgou Rejnxhërsit, ra “dëshmor” duke luftuar deri në fund. Gardiani skocez i dikurshëm ishte 58 vjeç, një moshë aspak e mirë për t’u larguar nga jeta. Hidhërimi është i madh, po ashtu edhe homazhi nga mediat skoceze dhe britanike në përgjithësi, por edhe ato europiane si dhe nga e gjithë bota. Ai nuk pranoi kimioterapinë sepse nuk deshi të vuante për të jetuar 12 javë më shumë. Ai fitoi 10 trofe me Rejnxhërsin dhe tifozët e votuan në 1999 si portierin më të mirë të të gjitha kohëve të ekipit të tyre.
Sfidanti.al