Salah kalon CR7-ën, por jo Kilian Mbapenë dhe Lionel Mesin!

Ka disa skuadra që janë rroga shumë më të larta sesa Liverpuli, ndonëse të kuqtë pritet që të afrohen me kreun. Të tillë si Reali i Madridit, Paris SG, Bajern i Mynihut, Mançester Junajtid e Mançester Siti, por shpejt do të jetë edhe Barcelona si këta! Gjithsesi, Mohamed Salah sot merr një pagë më të lartë sesa niveli që ekziston në “Anfild” duke thyer disa rekorde. Sulmuesi egjiptian bëhet më i paguari në historinë e Liverpulit dhe në historinë e Premier Ligës, duke lënë pas Kristiano Ronaldon e Kevin De Brujnin, por gjithsesi është prapa dy yjeve të PSG-së. Sipas mediave angleze, Kilian Mbape merr rreth 1.16 milionë euro në javë në Paris, dhe Lionel Mesi me rreth 1.1 milionë euro në javë. Edhe Nejmar është mbi Salahun me rreth 700 000 euro në javë.

Sfidanti.al