“Veçernje Novosti” e Zagrebit nuk ka dyshime për “serbin e shkëlqyer” dhe e vlerëson se po tejkalon çdo parashikim. E përditshmja nga Kroacia, një vend që i ka dhënë basketbollit një Drazhen Petroviç apo një Toni Kukoç, thekson se basketbollisti nga Serbia, Nikola Jokiç, fitoi kontratën më të madhe financiare në historinë e NBA-së, përtej gjithçkaje që kanë fituar Lebron Xhejms, Rasëll Uestbruk apo Xhejms Harden. Ylli 27-vjeçar firmosi rinovimin për 5 vjet me Denverin me vlerë 270 milionë dollarë, që do të thotë 54 milionë USD në vit. Këtë e pohon gazetari Adrian Vojnarovski si dhe vetë klubi amerikan. Jokiç është dy vjet radhazi Lojtari më i mirë i NBA-së (MVP), ndërsa sezonin e kaluar u bë i pari në histori me të paktën 2 000 pikë, 1 000 topa në tabela e 500 asistë.
Sfidanti.al