Katër vjet më parë, “teutonët” pësuan një humbje tronditëse ndaj një sfidanti të fortë si Meksika. Lozano i dha fitoren amerikanoveriorëve në Rusi 2018, ndërsa në sfidën e dytë Gjermania arriti të përmbysë në fund rezultatin ndaj Suedisë (2-1), porse në fund pësoi humbjen e rëndë dhe të turpshme ndaj Koresë së Jugut dhe u eliminua në grup. Në Katar 2022 ka disa ngjashmëri me atë që ndodhi në Rusi, madje situata është më e vështirë. Humbja e ndeshjes së parë në grup me Japoninë ishte tronditje e madhe, ndërsa ndaj Spanjës nuk u arriti fitorja, porse të paktën u shmang humbja. Nëse në 2018, fitorja ndaj koreanojugorëve siguronte kualifikimin, këtë herë as fitorja ndaj Kosta Rikës mund të mos vlejë nëse Spanja nuk mund Japoninë.
Sfidanti.al