Çfarë bën Dejvid Bekam, luks në hotelin me 23 000 euro natën?!

Mediat angleze shkruajnë se ish-ylli i “tre luanëve” nuk është më në Katar, nuk është në hotelin e tij të jashtëzakonshëm. Dejvid Bekam ka lënë nam në Kupën e Botës me luksin që ka pëlqyer për veten, në një hotel me dhoma që kushtojnë 23 000 euro çdo natë, e madje që i kishin vënë në dispozicion një shërbyer personal (shef personal). Gjithsesi, tifozët nuk kanë qenë të kënaqur me sjelljen e Bekamit, dhe me faktin se ai ka firmosur kontratë 10-vjeçare me vlerë miliona e miliona euro për t’i bërë reklamë Katarit. Gjithsesi, më shumë vret syrin luksi i shfrenuar i ish-mesfushorit.

Sfidanti.al