Ndodh edhe kështu; tenistja regjistrohet në Roland Garros, tërhiqet dhe fiton 20 mijë Euro pa luajtur

Tenisi është si karuselët. Gjatë një ndeshjeje, një lojtar përjeton cdo lloj ndjenje të mirë e të keqe në varësi të gameve. Por ka raste që ky sport rezulton një lotari e vërtetë dhe këtë e vërteton Keti Bulter. Tenistja britanike ishte e regjistruar në kuadrin kryesor të Roland Garros që nis këtë të diel dhe do të niste evenimentin me sfidën ndaj kroates Dona Vekic.

Por në fund ajo vendosi që të tërhiqet nga turneu parizien përpara fillimit të kësaj ndeshjeje. 22 vjecarja shfaqi probleme në shpinë gjatë ndeshjeve të fundit kualifikuese të Fed Cup që zhvilloi me Britaninë ndaj Kazakistanit. Por pavarësisht kësaj Bulter, nr.113 i botës vendosi të udhëtojë drejt Parisit pasi u regjitstrua për turneun, por që u detyrua të tërhiqej, dicka që i garanton asaj një përfitim financiar prej 20 mijë Eurosh si tenistja humbëse në raundin e parë.

sfidanti.al