Finalja e madhe e NBA; Golden Stejt do jetë pa Kevin Durantin?

Golden Stejt me shumë gjasa do të jetë pa Kevin Durantin në ndeshjen e parë të finales së madhe të NBA që skuadra e Uorriors  do ta luajë të enjten përballë Miluokit ose Torontos. Durant që pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë, ka humbur deri tani 5 ndeshje të Golden Stejt dhe për median u shpreh se fillimisht ai ishte i shqetësuar se mos kishte dëmtim në tendinën e Akilit

‘Pashë imazhet dhe mendova se ishte tendina e Akilit-tha durant-sigurisht të gjithë ishin nervozë deri në momentin që më siguruan që nuk ishte ky dëmtimi im’.

Ndërkaq, Golden Stejt merr lajme më të mira nga Andre Igoudala dhe DaMarkus Kouzins që kanë vuajtur dëmtime në pulpë dhe kuadriceps. Trajneri Stiv kerr deklaroi se Igoudala do të jetë në dispozicionin e tij për ndeshjen e parë të finales së madhe, ndërsa edhe Kouzins është shumë pranë riaftësimit të plotë të tij.

sfidanti.al