NBA e ka seriozisht me vaksinat, çfarë gjobe nga Golden Stejti!

Një nga lojtarët e rinj dhe më të mirë të ish-kampionëve, Endrju Uigins, do të duhet të përballojë një gjobë të vazhdueshme dhe aspak të lehtë, nëse do të vazhdojë të kundërshtojë që të vaksinohet kundër koronavirusit. Mediat amerikane shkruajnë se Golden Stejti ka vendosur ta gjobisë Uiginsin me nga 350 000 USD për çdo ndeshje, për aq kohë sa nuk do të pranojë ta marrë vaksinën. NBA nuk e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin, por secili klub ka politikën e tij dhe duket se në Kaliforni po mendojnë seriozisht për t’u mbrojtur nga Kovid 19. Deri tani, sipas ESPN-së, 85 për qind e basketbollistëve të NBA-së janë vaksinuar.

Sfidanti.al