Mançester Junajtidi merr pak penallti, Solskjeri akuzon … Liverpulin!

Sipas trajnerit norvegjez të “djajve të kuq” ishin ankesat e Jurgen Klopit në janar të këtij viti që ndikuan që arbitrat të mos akordonin 11-metërsha sa duhet për ekipin e tij. Mediat angleze raportojnë se Ole Gunar Solskjer ndihet keq që Mançester Junajtidi nuk merr penallti më shumë. “Ne thjesht shpresojmë të marrim atë që meritojmë, – tha ai në prag të ndeshjes këtë fundjavë në Premier Ligë ndaj Aston Vilës, – ne duhej të kishim marrë 3 penallti në 2 ndeshjet e fundit, por dikur ishte një trajner i caktuar (Klopi) që u shqetësua se ne po fitonim shumë penallti vjet dhe duket se vendimet (e gjyqtarëve) janë më të vështira tani. Unë shoh se ka një diferencë të madhe”. Klopi u ankua në janar se “po shoh se Junajtidi ka marrë në 2 vjet më shumë penallti sesa ne në 5 vjet e gjysmë”.

Sfidanti.al