Sido qe te shkoje aventura e tij dhe e Roxher Federer, Rafael Nadal do te vazhdoje te jete numri 1 botes edhe pas perfundimit te Australian Open. Spanjolli e arriti kete pas fitores me Diego Shvartzman ne raundin e 4 te turneut duke u kualifikuar per ne cerekfinale te tij.
Nuk ishte nje perballje e lehte ajo e 31 vjecarit spanjoll qe u desh te mbylle ate ne 4 sete me rezultatin 3-1. 6-3;6-7;6-3;6-3 ishte rezultati i seteve te kesaj ndeshjeje qe zgjati gati 4 ore. Ne cerekfinale Nadal do te perballet me numrin 6 te renditjes ATP, Marin Cilic i cili eliminoi spanjollin Pablo Karrenjo Busta.
‘Diego eshte nje superlojtar ne te gjitha aspektet-tha Nadal paa perfundimit te ndeshjes-sherbeu shume mire dhe ishte solid ne lojen ne vijen fundore. Me detyroi te luftoj shume per te fituar. Jam pak i lodhur, por ndihem mire. Mund te kisha luajtur me mire, por kjo ndeshje rriti besimin te une, pasi tani e di se mund te luaj me intesitet te plote ne ndeshje qe mund te zgjasin rreth 4 ore’.
Sfidanti.al