Murinjo trembet nga fusha ku luajti vjet Skënderbeu në Zvicër

Njeriu i batutës mbetet i tillë kurdoherë dhe kudo. Zhoze Murinjo u tregua i denjë për famën e tij, duke lëshuar “shigjetën e helmuar” të radhës. “Mendoj se Njeriu i Madh (Rozher Federer) nuk do të pranonte të luante në çfarëdo lloj sipërfaqeje, – theksoi trajneri i Mançester Junajtidit, duke komentuar faktin që fusha e Jang Bojsit është sintetike, – u detyrova të lija jashtë ndeshjes Antonio Valensian, pasi pata frikë se kaviljet e tij delikate do të dëmtoheshin në këtë fushë”. Bëhet fjalë për fushën e stadiumit ku Skënderbeu luajti vjet ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Europës, sfidë që e humbi në minutën e fundit me rezultatin 1-2.

Sfidanti.al