Çfarë mëkati, braktis futbollin i sëmurë, fill pas martesës!

Stefën Darbi nuk është një emër i famshëm i futbollit anglez, por është një lojtar që gjithsesi ka luajtur për Liverpulin. Një djalë i shkëlqyer, 29-vjeçar, i sapomartuar me kapitenen e kombëtares së futbollit të Anglisë për femra, Stef Hauton, u diagnostikua me një sëmundje të vështirë, me probleme të neuroneve motorikë. Darbi luajti më pas me Bradfordin, ndërsa më herët këtë vit, u martua me kapitenen e femrave, Stefin.

“Po kaloj një periudhë shumë të vështirë”, – deklaroi ai, ndërsa kërkoi që ta linin të qetë në jetën e tij personale dhe familjare. Liverpuli dhe Mançester Siti dolën me deklarata në mbështetje të Stefën dhe Stefanisë.

Sfidanti.al