Gabime trashanike ! Guardiola i la lojtarët e Sitit pa asnjë ditë të lirë!

Pep Guardiola konsiderohet prej shumë vitesh si perfeksionist që nuk le që atij t’i shpëtojë qoftë edhe një detaj i vogël para çdo ndeshjeje dhe se çfarë karakteri e etikë sportive ka ky trajner spanjoll, këtë e tregon më se miri ajo që ndodh në qendrën stërvitore të klubit “qytetar”. Kështu, Guardiola nuk ua dha ditën e lirë të parashikuar lojtarëve të vet mbas ndeshjes që u luajt të shtunën e fundit me Fullhemin dhe arsyeja ka lidhje më gabimet trashanike që kanë bërë, sipas tij, futbollistët e tij në fushë në këtë ndeshje. Siti, në fakt, e fitoi këtë ndeshje 3-0, por Pepi nuk ishte aspak i kënaqur me lojën e “vartësve” të tij.
“Me të vërtetë, jam i nxehur. Kishte raste që lojtarët tanë nuk ishin në gjendje të bënin një pasim tamam. Për mua, ka shumë rëndësi që të mos gabohet në rastin e një pasimi të thjeshtë, kurse në ndeshjen me Fullhemin lojtarët tanë bënë shumë gabime të tillë. Ne duhet të punojmë shumë në këtë drejtim”, tha Guardiola.
Sfidanti.al