Europa është kura e Atletikos, por Simeone mbeti i dënuar

Sërish e ndoqi ekipin e tij nga një dhomë e izoluar në tribunë, por sërish mbeti i kënaqur. Diego Pablo Simeone dënohet shumë shpejt, sidomos në kompeticionet e UEFA-s, dhe kështu ndodhi në ndeshjen e parë të Championsit, Monako-Atletiko Madrid. Spanjollët fituan 2-1, pasi u ndodhën në humbje 0-1, dhe lanë prapa barazimin zhgënjyes me Eibarin në ligën spanjolle.

Europa është adrenalina e Atletikos, që fitoi në maj Ligën e Europës dhe në gusht, Superkupën e Europës. Madrilenët “e vegjël” e nisën shumë mirë Ligën e Kampionëve, pasi gjithnjë ka vlerë të fitosh në fushën e Monakos. Grandsir, një debutues në Ligën e Kampionëve, shënoi për vendasit, por Diego Kosta dhe Hoze Himenez, përmbysën shifrat. Atletiko hodhi hapin e parë të rëndësishëm në grupin A, ku edhe Dortmundi pati sukses duke fituar 1-0 në fushën e Klub Bryzhit në Belgjikë, falë golit të lojtarit të kombëtares amerikane, Kristian Pulishiç pesë minuta para fundit.

Sfidanti.al