Trajneri i Totenhemit padyshim është duke zbatuar planin e tij që të përfitojë sa më shumë përpara sesa skuadra e tij të dalë në “Anfild” për t’u ndeshur me Liverpulin kampion, në Premier Ligë. Portugezi qortoi rivalët se po ankohen kot për numrin e madh të dëmtimeve, dhe shpreson që ata të nervozohen sado pak për të mos qenë të qetë në ndeshje.
“Unë mendoj se Alisoni nuk është i dëmtuar, – tha Murinjo, – Aleksandër-Arnoldi nuk është, besoj se Matipi do të luajë, Fabinjo nuk është i dëmtuar. Robertsoni nuk është i dëmtuar, Hendersoni jo, Vajnaldumi jo, Salahu nuk është i dëmtuar, Firmino nuk është, as Sane!” Zhoze shtoi se vërtet Liverpuli ka dëmtime, duke përmendur Van Dajkun, por shtoi se të kuqtë kanë mundësi të mëdha, ndërsa Totenhemi i tij ka 10 dëmtime. “Ka dëmtime në ekipin e parë, dhe në ekipet e tjera, por lojtarët tanë më të mirë nuk janë të dëmtuar”, – deklaroi ai. Gjithsesi, Liverpuli ka mangut Van Dajkun, Gomezin dhe Matipin, Tiago Alkantarën, Keitën dhe Diogo Zhotanë.
Sfidanti.al