Milani dhe Ibra tronditen nga “thembra e Akilit”, ylli nuk luan në Liverpul!

Duhej të ishte një rikthim i madh në një mbrëmje të veçantë europiane. Milani shkon të luajë në “Anfildin” plot me tifozë ndaj Liverpulit vendas, por heroi kryesor i italianëve, Zllatan Ibrahimoviç nuk do t’i bashkohet festës. Lajmet nga Italia janë që suedezi ka një problem në tendinin e Akilit, i cili e pengoi në stërvitje dhe stafi mjekësor vendosi “veton”, ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen e Serisë A ndaj Lacios në “San Siro”. Mungesa e Ibrës është një goditje e madhe për kuqezinjtë, por sidomos për vetë legjendën 39-vjeçare sepse tregon se gjendja e tij fizike nuk është aspak e besueshme. Sulmuesi ka shënuar 48 gola në 120 ndeshje në Champions, por duhet të presë që të bëhet më i vjetri golshënues në këtë konkurrim.

Sfidanti.al