Ka qenë portieri i madh i një Polonie të madhe në vitet 70-të, dhe me të drejtë në vendin e tij cilësohet një legjendë. Jan Tomashevski intervistohet nga një gazetë italiane, “Il Korriere dela Sera” dhe pyetet për momentin e vështirë që po kalon portieri tjetër polak, Vojçieh Shezni, tek Juventusi. “Ai është në një moment të keq, – thotë Tomashevski, – ajo që po i ndodh nuk është e lehtë të kuptohet. Mendoj se tifozët e Juventusit, por edhe ata në Poloni, nuk e duan fort dhe ai e ndjen këtë gjë. Për një portier kjo është një gjë shumë e keqe, sepse e vendos nën presion të madh. Në të ardhmen duhet të mendojë për t’u larguar nga Torino”. Shezni ka bërë disa gabime këtë sezon, siç i ka ndodhur në të kaluarën dhe tifozët e kanë kritikuar, ashtu si edhe mediat, ndonëse trajneri Alegri e ka mbrojtur.
Sfidanti.al