Qendërmbrojtësi i ardhur nga Çelsi ka fatin që tek Milani të shikojë jo vetëm fotografitë e legjendave të kaluara, por edhe të jetojë pranë disave prej tyre. Njëri është Paolo Maldini, ish-kapiteni dhe një nga mbrojtësit më të mirë të historisë, që është në rol drejtues. Tjetri është Zllatan Ibrahimoviç, i rikthyer për herë të dytë tek Milani për të fituar sërish trofe e për të luajtur futboll në nivelet më të larta edhe pas moshës 40-vjeçare. Fikai Tomori, mbrojtësi i ri kuqezi, thotë se Ibra është një motivim i madh, një libër i hapur për të mësuar mentalitetin fitues. “Ai nuk dëshiron kurrë që të humbasë, – thotë Tomori, – as kur luajmë golf me këmbë, ne ishim si ekip me Ibrën dhe Brahim Diazin, dhe ai thoshte vazhdimisht “nuk mund të humbasim, nuk mund të humbasim”. Në fund ne fituam”. Nuk dihet nëse Ibra do të mjaftojë që Milani të fitojë Serinë A dhe të jetë serioz në Champions, por kur vjen puna tek legjendat e vjetra duhet pasur respekt.
Sfidanti.al