Të fitosh 50 milionë pa dalë ende në fushë, i ndodh Realit!

Sipas renditjes së UEFA-s ndahet një shpërblim (bonus) për skuadrat pjesëmarrëse në Champions. Kjo do të thotë se ato ekipe që janë në vendet e para marrin më shumë para, dhe më shumë se të gjithë merr Reali i Madridit. Bonusi total është 600 milionë euro, ndërsa pjesa për madrilenët është 51.4 milionë euro. Ndodh pra që presidenti Florentino Perez merr pjesën e tij ende pa dalë skuadra e tij në fushë.

Sfidanti.al