Mesi shton rekordet, është shpresa e madhe e Argjentinës në Katar

Kapiteni ka realizuar 9 herë në 3 ndeshjet e fundit për ekipin e tij kombëtar. Diçka që ndodh tepër rrallë, ndërsa rrit nivelin e asaj që ka arritur në karrierë. Me 779 gola gjithsej dhe 377 asistë, duke llogaritur Argjentinën, Barcelonën dhe Paris SG, Lionel Mesi shtyn edhe më tej rekordin e tij personal dhe botëror, si i vetmi lojtar në histori që ka mbi 1 000 gola dhe asistë. Për momentin, ai ka 1 156! As një legjendë si Pele nuk e ka bërë këtë, as Bican dhe as Kristiano Ronaldo. Mesi ka 8 gola e 8 asistë deri tani këtë sezon, ndërsa gjatë këtij viti ka gjithsej 41 gola dhe asistë të marrë së bashku. Në 2022, vetëm një lojtar ka më shumë gola+asistë sesa ai, Mbape me 48!

Sfidanti.al