Nja dy ditë më parë, e përditshmja “Marka” hapi një diskutim publik me temën “të ndihmojmë Luis Enriken”, pasi ky i fundit deklaroi se e kishte shumë të vështirë të përzgjidhte 26 lojtarët për në Kupën e Botës në Katar, në mes të rreth 40 futbollistëve që e meritojnë. Anketa e “Markës”, bazuar tek vota e tifozëve, ka nxjerrë që publiku ka disa mendime të ndryshme nga tekniku asturian. Kështu, në portë pëlqehet që të grumbullohet De Gea, në mbrojtje Sergio Ramosi, në mesfushë Kanalesi dhe Tiago Alkantara, ndërsa në sulm Aspas dhe Ansu Fati, të cilët nuk janë llogaritur nga Luis Enrike.
Sfidanti.al