Të shtunën pritet të jetë në formacion, pra që të luajë që nga minuta e parë. Në mes të zhurmave se e kërkon Milani, Armando Broja ka bërë detyrën në stërvitjen e Çelsit (për kohën që nuk ishte në kombëtare) dhe duket se e ka bindur trajnerin Graham Poter që ta përzgjedhë për sfidën ndaj Kristël Palasit në orën 16:00 të 1 tetorit. Rikthehet Premier Liga pas ndërprerjes së kampionateve, dhe rikthehet diskutimi për Brojën, me mediat dhe tifozët e që e mbështesin. Mesa duket vetëm trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, mbetet me mendimin se “Broja nuk është gati”. E qartë që sulmuesi 21-vjeçar është disi i përkëdhelur dhe indiferent, por gjithsesi në Angli kanë më shumë besim tek ai. Të shohim nëse kombëtarja do të ketë trajner të ri dhe nëse ai do të mendojë sërish se Broja nuk është gati.
Sfidanti.al