Përse Gjokoviçi luan në Masters kur nuk është në “Top 8”?!

Tenisti serb, ish-numri 1 në botë, ka zbritur poshtë në renditjen botërore dhe tani është në vendin e 15-të. Kjo, pasi nuk e lejuan të merrte pjesë në Grand Slemet e Australian Openit dhe US Openit për shkak se nuk ishte i vaksinuar. Po ashtu, humbi edhe “Masters 1000”. Për më tepër, vërtet fitoi Uimbëlldonin, por ATP-ja vendosi të mos jepte pikët e Grand Slemit për shkak të përjashtimit të sportistëve rusë. Në këto pozita, Novak Gjokoviç duket se e ka të vështirë në Turneun Masters, që është turneu i fundit i vitit dhe që është thuajse po aq i madh sa Grand Slemet. Atje marrin pjesë 8 më të mirët e renditjes botërore. Gjithsesi, rregullat e lejojnë Nolen që të jetë pasi për një fitues Grand Slemi të këtij viti, siç është ai, mjafton të jesh mes 20 më të mirëve në renditje.

Sfidanti.al