Mesi paska fituar paqen në shpirt nga Argjentina, jo nga Barcelona

Me katalanasit ka arritur gjithçka, që nga 10 titujt kampion e deri te 4 Championsët si dhe 6 Topat e Artë që i ka fituar për shkak të trofeve dhe paraqitjeve me katalanasit. Gjithsesi, paqen në shpirt Lionel Mesi e paska arritur vetëm këtë verë pas fitores së Kupës së Amerikës me Argjentinën, duke lënë pas një histori dështimesh me fanelën e kombëtares. Ai ka humbur 3 finale, dy prej tyre në Kupën e Amerikës dhe një Në Kupën e Botës në 2014 përballë Gjermanisë, por mallkimi më në fund mori fund. “Ishte si një ëndërr, një moment spektakolar, – shprehet Mesi, – unë tashmë jam i qetë shpirtërisht pasi fitova me Argjentinën. Shumëkush thotë se ne kemi qenë një dështim, por nuk është e lehtë të fitohet një Kupë e Botës”. Me gjasë, suksesi në Brazil mund ta ndihmojë Leon që të pretendojë pikërisht Botërorin vitin e ardhshëm në Katar kur të jetë 35 vjeç.

Sfidanti.al