A rrezikon vërtet Boatengu burgun për shkak të dhunës në familje!

Kuptohet, së pari kjo duhet provuar. Vërtet që ish-ylli i Gjermanisë dhe i Bajernit akuzohet nga ish-e shoqja për dhunë në familje, se e ka goditur aq fortë në ije (pranë veshkave) saqë ajo mezi mori frymë, se e pështyu dhe e goditi. Sherin Senler ka shkuar prej kohësh në gjyq dhe thuhet se prokuroria ka parë edhe pamje filmike, por që nga marsi gjyqi u ngadalësua për shkak të epidemisë së koronavirusit. Veterani 33-vjeçar, që luan sot për Lionin në Francë, thuhet se rrezikon deri në 5 vjet burg nëse akuzat provohen. Gjithsesi, deri sot ne nuk kemi parë ndonjë rast që një yll i futbollit të dënohet me burg për akuza të tilla, dhe dyshimi është nëse këto akuza nuk janë arritur të provohen, apo sepse nuk kanë dashur që të provohen.

Sfidanti.al