Mesi, nga mbret i driblimeve tek aksioni jashtëtokësor ndaj Uruguajit!

Adresa katalanase në internet, “barçablaugranes.com” nuk priti shumë, por nisi menjëherë “hosanatë”. Lionel Mesi, sipas statistikave, është lojtari me më shumë driblime që njihet në histori, të paktën që kur nisën të regjistrohen të dhënat nga viti 2006. Sipas saj, argjentinasi ka kryer 1880 driblime gjithsej vetëm për Barcelonën, ndërsa ndjekësi më i afërt i tij është 660 driblime larg, dhe flitet për Eden Hazarin e Realit, Çelsit dhe Lilës. Riberi (939), Aguero (832) dhe Kristiano Ronaldo (816) e ndjekin më pas. Mesi është i dyti për përqindjen e suksesit të driblimeve, me 57.2 për qind, ndaj 60.9 për qind që ka Andres Iniesta.

Legjenda e argjentinasit u rrit edhe më shumë në miqësoren e luajtur në Izrael me ekipit të tij kombëtar dhe Uruguajit, dhe që përfundoi 2-2. Jo edhe aq për golin e barazimit 2-2 në minutën e fundit sesa për një aksion që nuk është parë kurrë. Mesi ishte duke u rrëzuar, por sërish ia doli të driblonte 8 kundërshtarë! Tre prej tyre i kaloi ende pa rënë në tokë, ndërsa 5 të tjerë i dribloi ndërsa ishte i rrëzuar!

Sfidanti.al