Italia vë në hall Mançinin, kë të lerë në shtëpi pas rekordeve!

Kishte 70 vjet që nuk shënoheshin 9 gola në një ndeshje, edhe pse ka ndodhur që të ketë shënuar më shumë. Suksesi 9-1 ndaj Armenisë kujtoi atë 9-0 ndaj SHBA-së në Olimpiadën e vitit 1948, dhe trajneri Roberto Mançini është vërtet në hall të madh. “Do të ishte fatkeqësi të lija në shtëpi ndonjë nga këta djem”, – tha trajneri, duke e pasur fjalën për listën përfundimtare për finalet e Europianit vitin tjetër.

Çiro Imobile shënoi dy herë, duke qenë në formë të madhe, Nikolo Zaniolo u bë më i riu lojtar i Romës që realizon në kombëtare (2 gola), ndërsa nuk mbetë prapa Barela, Romanjoli, Zhorzhinjo (penallti) dhe Orsolini. Kurrë më parë Italia nuk kishte fituar të gjitha ndeshjet e një cikli eleminator. Mançini barazon arritjen e Arrigo Sakit, me 13 fitore në 19 ndeshjet e para me kombëtaren. Italia ka arritur të shënojë edhe më shumë gola në një ndeshje, siç bëri në 1928 ndaj Egjiptit po në Olimpiadë, kur fitoi 11-3.

Sfidanti.al