Belgjika, Lukaku bomber I bamirësisë; blen 5000 bileta për tifozët

Romelu Lukaku vazhdon të shënojë edhe me fanelën e Belgjikës, por golat e sulmuesit tashmë nuk përbëjnë më një lajm. Është bamirësia e sulmeuesit ajo që ka tërhequr vëmendjen. Në fakt Lukaku, ashtu sikurse kishte premtuar, për të festuar arritjen e 50 golave të shënuar me Belgjikën vendosi të paguajë biletën 5000 tifozëve të Belgjukës për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Qipros.

Një gjest ky që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që konfirmon se sulmuesi i Interit ka vërtet një zemër të artë jashtë fushave të lojës. Të 5 mijë biletat e blera nga Lukaku janë ndarë mes anëtarëve të “Belgian Fan Club 1895”  dhe dy shoqatave të  bamirësisë;  “Diabetes Liga”,  e impenjuar në luftën kundër diabetit dhe “Kom op Tegen Kanker”, aktive në parandalimin dhe kurimin e kancerit

Sfidanti.al