Kaka martohet me modelen Karol: Dua të martohem me të cdo 5 vjet

Rikardo Kaka dhe modelja Karol Dias lidhën kurorë në 17 nëntor me një ceremoni civile. Cifti festoi ngjarjen me të afërmiut dhe miqtë më të dashur. Në 30 nëntor do të ketë një tjetër festë për ta në Itakare të Bahias, një festë që do të jetë me miqtë  e tyre.

Karol Dias  së fundmi kishte pranuarse nuk mund të priste më për të shkuar në altar dhe kishte folur edhe për nervozizmin e saj. ‘Është një cmenduri të bësh përgatitjet e një dasme-tha Karol-duhet të kontrolloj ankthin. Është martesa ime e pare dhe jam shumë nervoze. Do të jetë një ceremoni shumë e bukur dhe e qetë’.

Ndërsa në festimet e tjera të martesës së Kaka do të jenë të ftuar 300 persona. Pas kësaj dasme, ish futbollisti I Milanit dhe Brazilit dhe Karol do të kalojnë muajin e mjaltit në Maldive. Rikardo Kaka dhe Karol Dias janë njohur në vitin 2016 pas divorcit të Kakasë dhe Karol ka deklaruar se dëshiron të martohet cdo 5 vjet.’Është dicka e bukur të martohesh, është një punë e madhe, por është argëtuese. Dua të martohem cdo 5 vjet, Kaka!’.

Sfidanti.al