Mertens: “Është qesharak krahasimi me Maradonën”

Futbollisti i Napolit, Dris Mertens, luajti ndeshjen e karrierës së tij kundër Torinos, duke shënuar katër gola në një ndeshje. Mediumet në Itali, filluan menjëherë që ta krahasojnë atë me Diego Maradonën legjendar, por ky futbollist belg konsideron se krahasime të tillë janë qesharakë. “Mendoni se unë e mposhta Hartin me stilin e Maradonës? Rruga deri te Maradona është shumë e gjatë dhe unë mendoj se që të arrish deri në fund të saj është e pamundur. Mos më krahasoni mua me legjenda të tilla. Rëndësi ka që ne fituan tri pikë, ndërkohë që Milani dhe Roma dështuan”, thotë Mertensi.

Sfidanti.al