Konor Mekgregor ka postuar disa foto në Instagram, ndërsa rrëfen edhe mendimet e tij të fundit mbi ndeshjen e mundshme ndaj Flojd Mejuedhërit. Luftëtari irlandez i arteve të përziera marciale (MMA), njëkohësisht kampioni më i madh i kampionatit UFC, pret një sfidë me boksierin e pamposhtur (dhe të tërhequr) amerikan, por ka edhe mendime të tjera. Ai gjykon se ndeshja e mundshme me amerikanin mund t’i japë nja 120 milionë dollarë fitime (haha), por po ashtu i bën presion kundërshtarit potencial. “Nëse nuk do të ndeshem me Mejuedhërin, mund të zgjedh një boksier tjetër gjithashtu të madh”, – shkruan ai. Besohet se e ka fjalën për filipinasin Manu Pakiao.
Sfidanti.al