Sapo mbaruan të 7-tat për zinë në UEFA, valoi  druri në kurrizin e arbitrave..

Një arbitër fallxhor  kishte thënë disa fjalë që nuk u dëgjuan, madje e shpërfillën si idiot kur kishte bërë lutjen: “ Ishalla fiton shefi në Europë,  sepse hajde mbaje zemërimin e tij nëse humbet!”  E kishin mallkuar arbitrat e tjerë me frazën “t’u thaftë goja, që e përmënd  humbjen”!  Sikur ta dinin që nuk duhej folur për humbje, sepse ato do të ndillnin tersin.   Dhe tersi ndodhi në mënyrën më të pabesuar,  sikur të ishte një ndeshje që kthehet kokëposhtë në minutën e fundit,  tamam për faj të arbitrit. Ndofta e kanë fajin arbitrat edhe këtë herë, sepse kur është momenti për të shkarkuar zemërimin, ata janë  vendi ideal për të qetësuar shpirtin. Shefi sapo ka mbaruar të 7-tat e “zisë eropiane” ,  nuk foli për as për koston e humbjes, as per emrat që na e drodhën, por vetëm për  arbitrat. Djallin që shfaqet me të zeza jo vetëm në fushë, por edhe në lojën  “e bardhë” të  të madhit. Dëgjoni fjalët e tij që kur i thonin të tjerët më parë  vlenin vetëm sa një gënjeshtër e madhe, keqdashëse : “  Besoja se arbitrat bëjnë gabime njerëzore,  ndaj edhe i kam mbrojtur shpesh, por, ka nga ata, që nuk bëjnë gabime njerëzore.  Në asnjë rast nuk do të lejojë që në lumen e gabimeve njerëzore të kalojnë edhe gabime jo njerëzore..”

Me siguri, ai arbitri që kishte paralajmëruar gjëmën ndaj tyre, kur ka dëgjuar këto  fjalë që mbanin erë ndëshkim, ka thënë: “ Fajin e ka UEFA,  ndërsa kurrizin do të na e zbusin neve..”.  {farë kanë bërë arbitrat për të merituar këtë zemërim në këto momente?  Thonë se disa prej tyre kanë kapërcyer ylberin e sistemit, madje  kanë bërë punë të paqme edhe për “armikun”. Dikush paska guxuar t’i japë dhuratë Partizanit! Kujt, kujt?  Ekipit që, më shumë se arbitrat, kanë ndihmuar në humbjen e madhe që pësuam në  UEFA.  Thonë se njeriu që do t’i pritet “koka” paska edhe stemën e FIFA-s,  e cila e humbet magjinë kur del nga rruga e Zotit.  Jo atij lart të cilit i shërbejnë të gjithë, por këtij poshtë, në zyrat e topit të shfryrë,  ku asnjë arbitri nuk  mund t’i shkojë nëpër mënd që të falet në një kishë tjetër.Atëherë, si do të quhen gabime njerëzore, kur  me muzikën  e bilbilit nuk i  kënaqet i zoti i dasmës,  por harbojnë ..”krushqit e padëshiruar”.

Sfidanti.al