Mbape mund të jetë numri 2 në botë, por Belingham dhe Foden ia kalojnë!

E habitshme sesi ndodh, por ja që Observatori i Futbollit, CIES, gjykon dhe rendit kështu. Dy shpresat e reja të futbollit anglez, Xhud Belingham dhe Fil Foden, janë në dy vendet e para të listës së 100 lojtarëve më të vlefshëm në botë. Belingham e ka kartonin në 208 milionë euro, ndërsa Foden i Sitit arrin në 200 milionë euro si karton. Pas tyre, Kilian Mbape i Francës dhe Paris SG me vlerë kartoni 191 milionë euro, ndërsa Vinisiusi i Realit dhe Brazilit arrin po ashtu në 191, me Erling Halandin në 175 milionë. Një rritje të madhe pati argjentinasi i ri, Enzo Martinez, që doli kampion i botës, me vlerën 80 milionë euro. Mbape ishte lojtari i dytë më i mirë i Botërorit pas Lionel Mesit, por kjo renditje e nxjerr të tretin.

Sfidanti.al