Mbrojtësi më i mirë i ekipit, edhe pse jo në formën më të mirë këtë vit, do të mbetet në “pit stop”. Dëmtimi i pësuar nga Virgil Van Dajku në ndeshjen ndaj Brentfordit doli më i keq sesa parashikohej dhe trajneri Jurgen Klop u detyrua të jepte një lajm aspak të mirë. “Van Dajk do të jetë jashtë fushave për më shumë se një muaj, – tha gjermani, – një e papritur e madhe për ne, një goditje e rëndë. Ai nuk është se u ndje shumë keq, dhe unë e zëvendësova për të bërë kujdes, por diagnoza është mjaft e ashpër. Dëmtim në kofshë. Më shumë se një muaj, por shpresoj të kalojë shpejt”.
Sfidanti.al