Mbape, i madh në fushë dhe jashtë saj, fal gjysmë milionë USD

Kilian Mbape nuk është vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri i ndjeshëm. Sulmuesi i Francës ka vendosur të dhurojë për bamirësi të gjithë shpërblimin që ka marrë në Kupën e Botës në Rusi. Bëhet fjalë për 430 000 euro (500 000 USD), të cilat do t’ia dhurojë një fondacioni parizien, që organizon aktivitete sportive për fëmijët me probleme fizike apo mendore.

Kjo shumë nuk është shumë e madhe në krahasim me rrogën që Mbape fiton te klubi i tij, Paris Sen Zhermen, por gjithsesi veprimi është mjaft kuptimplotë. Adoleshenti 19-vjeçar është rritur si një fëmijë i varfër në rrethinat e Parisit, dhe shprehet se nuk e ka harruar atë periudhë të vështirë.

Mbape shkëlqeu në Kupën e Botës duke shënuar 4 gola e duke ndihmuar Francën të fitonte titullin botëror. Ai u shpall Lojtari i ri më i mirë i turneut.

Sfidanti.al