Vetëm pak ditë pas humbjes 0-12 të Eldenses me Barcelonën B në ligën e dytë spanjolle, për tifozët e futbollit është shfaqur një skenar torturues. Njëri nga lojtarët e Eldenses, Miki Fernandez, është vënë në pranga nga policia iberike i dyshuar si pjesëmarrës në trukimin e kësaj ndeshjeje. Përballja dyshohet vërtet e trukuar, ashtu si edhe 4 të tjera, ndërsa në gjykatë kanë përfunduar edhe disa të tjerë.
Miki Fernandez, mbrëmjen e humbjes, postoi në Tuiter një mesazh ku tregonte sesa keq e kishte përjetuar humbjen me Barcelonën B. “Kjo ishte dita më e vështirë sportive në karrierën time, – shkruante ai, – ju kërkojmë falje tifozëve”. Veçse, pasi u arrestua nga policia dhe doli para gjykatës, ai me siguri kaloi ditën më të vështirë të jetës. Një gazetar spanjoll, Filipo Risi, shkruante me humor gjithashtu në Tuiter: “Të shtunën qante në fushë dhe kërkonte falje në Tuiter, sot hyn me pranga në gjykatë”.
Sfidanti.al