Ajo është gruaja e kapitenit, është edhe menaxherja e tij. Ajo është një njeri që mesa duket nuk ka asnjë lidhje shpirtërore me klubin për të cilin luan burri i saj, klub që i paguan miliona euro në sezon. Uanda Narës as nuk ia ka “ndjerë” për disfatën e turpshme të zikaltërve me Sampdorian dhe faktin që Champions thuajse nuk arrihet më. Natyrisht, nuk pritet që një grua e re të mbajë zi për një ndeshje të humbur, por që të kishte qoftë edhe një lloj shqetësimi, kjo padyshim pritej. Besohet, pritej të sillej si gruaja e Zanetit apo Maldinit, sa për të sjellë dy shembuj.
Uanda, në të kundërt, pikërisht një ditë pas humbjes së të shoqit, nxitoi në pistën e shpejtësisë në Monza ku “xhiroi gomat” e një Meklareni. Vajza me emrin Uanda pëlqen makinat e luksit dhe padyshim edhe ato sportive, ndërsa tifozët e Interit në përgjithësi janë njerëz të thjeshtë, të cilët shkojnë në punë me një makinë “utilitare” Fiat Punto apo Opel të thjeshtë, ndërsa nuk besohet se kënaqen shumë që në Intagram shohin fotot dhe videot e saj.
Sfidanti.al