Vladimir Kliçko nuk ka qenë kurrë tipi i boksierit që ofendonte kundërshtarin, ulëriste si i marrë apo bënte skandale për të rënë në sy (dhe për të fituar para). Ukrainasi i madh, vëllai i gjigandit tjetër Vitalit, gjithsesi, nuk mundi të përmbante veten pa bërë një koment thumbues për rivalin e tij të radhës, britanikun Entoni Xhoshua. (Duket) Pasi ka parë foto të njëpasnjëshme të anglezit, të postuara në rrjetet sociale, ku Xhoshua duket me muskuj të fryrë, Vladimiri ka vendosur të bëjë edhe ai një postim.
“Këta muskuj të mëdhenj i japin AJ (Entoni Xhoshuas) besimin se ai mund t’u shkatërrojë njerëzit, – shkruajti Kliçko, – por, a ke dëgjuar ndonjëherë për boksin? Është një Shkencë e Ëmbël, dhe nëse nuk do të kishte qenë e tillë, kushdo mund të ishte fryrë kështu dhe të kishte shtypur kundërshtarët”. Ukrainasi vazhdoi se “nuk është puna vetëm për peshëngritje apo ndërtim trupi (badibillding), boksierët që janë dukur si më të egrit, janë mundur, AJ është i rid he plot me energji, ai po punon fort, por boksierët më të frikshëm në pamje janë mundur”.
Kliçko-Xhoshua do të jetë ndeshja e premtuar si e spektaklit në “Uembli” të Londrës, në prani të 90 000 spektatorëve, në 29 prill, për titullin e peshave të rënda.
Sfidanti.al