Man. Junajtidit nuk i duhet Superliga Europiane, pas CR7-ës edhe Halandin!

Sesa do ta marrë nuk i dihet, por këto kohë që po jetojmë klubet angleze janë në “pole position”. Mançester Junajtidi, dhe jo vetëm Mançester Siti, po e tregon veten një superfuqi dhe pas Varanit e Sanços mori edhe Kristiano Ronaldon, ndërsa lajmet janë që verën e ardhshme do të hidhet në sulm për Erling Halandin. Sulmuesi norvegjez do të luajë edhe këtë sezon për Dortmundin, por në 2022 kartoni i tij do të zbresë në 75-90 milionë euro, në krahasim me 175 milionët që kërkoi Borusia tani. Bajerni, Reali dhe Çelsi janë disa nga klubet që e duan 21-vjeçarin, veçse Junajtidi ka planet e tij. Paratë normalisht që nuk i mungojnë, për kartonin dhe për rrogën që duhet të jetë në nivelin e Ronaldos (gati 400 000 paundë stërlina në javë), po ashtu trajneri Ole Gunar Solskjer është norvegjez dhe e ka stërvitur sulmuesin më parë tek Molde.

Sfidanti.al