Man. Junajtidi e mori Zabicerin për të zëvendësuar Eriksenin

Trajneri Erik Ten Hag deklaroi se do të ishte e vështirë të gjendej një zëvendësues i duhur në fare pak kohë që kishte mbetur deri në mbylljen e “dritares së transferimeve”, dhe shtoi se i kishte lojtarët e duhur në ekip për të mos u ndjerë mungesa e Kristian Eriksenit të dëmtuar. Këto fjalë, siç del tani, qenkan thënë thjesht për të krijuar “mjegull” e për të fshehur qëllimet e vërteta të Mançester Junajtidit, i cili po punonte ethshëm pas “perdeve”. Rezultati i veprimit të rrufeshëm ishte marrëveshja me Bajernin për huazimin e Marsel Zabicerit që do të luajë gjysmën e mbetur të sezonit në “Old Traford”. Të shohim nëse do të arrihet marrëveshje për blerje kartoni në verë, ndërsa Eriksen kthehet për 3 muaj.

Sfidanti.al